GEOCAD

Shërbimet gjeodezike nuk kanë qenë asnjëherë më të çasshme se tash.

02

Kur mund të ju duhemi...

Ne ju shërbejmë personave, bizneseve dhe institucioneve shtetërore, nga matjet e thjeshta në terren deri tek përcjellja e projekteve të mëdha infrastrukturore.

  1. Kur ju dëshironi të ndërtoni...

    Matja dhe përcjellja e ndërtimit të biznesit apo shtëpisë suaj.

  2. Kur ju dëshironi ta zgjeroni biznesin...

    Zhvillim dhe realizim i planit për zgjerim të infrastrukturës apo kapaciteteve prodhuese.

  3. Kur ju duhet bartje e trashëgimisë...

    Dokumentim i gjendjes së pronës apo përditësim i pronësisë, të cilën e keni blerë apo trashëguar.

  4. Kur ju dëshironi ta legalizoni ndërtimin...

    Kompletimi i procesit të legalizimit me shpejtësi dhe lehtësi.

03

Industritë në të cilat kemi realizuar punë dhe projekte

  • Energji

    Vendosje e pikave gjeodezike me qëllim të renovimit të rrjetit energjetik në disa rajone të Dukagjinit.

  • Ekologji dhe mjedis

    Matjet topografike për ndërtim të impiantit për trajtim të ujërave dhe matje ajërore për projekte të pyllëzimit.

  • Telekom

    Matje ajërore e terreneve me qëllim të sigurimit të ndërtimeve apo rindërtimeve të rrjetit telefonik.

  • Planifikimi hapësinor

    Matje gjeodezike dhe modelime tridimensionale të hapësirave të banueshme në qytete të ndryshme në Kosovë

  • Infrastrukturë transporti

    Matje dhe projektim i rrugëve nacionale dhe lokale të regjioneve të ndryshme në Kosovë.

  • Digjitalizim

    Zhvillim i produkteve digjitale, konvertim dhe migrim i të dhënave kadastrale në databazat shtetërore.

  • Agrikulturë

    Mbledhje, përpunim dhe inventarizim i të dhënave ekzistuese për regjistrim e hapësirave bujqësore në Kosovë.

  • Hartografi

    Përmes migrimit dhe konvertimit të të dhënave ekzistuese ujore kemi zhvilluar hartën ujore të shtetit.

05

E kemi besimin e korporatave të mëdha, organizatave, & departamenteve të shtetit

Puna e gjeodezisë dhe kadastrit është e trashëguar ndër breza. Mbrapa punës sonë të palodhshme qëndron një ekip me vullnet të madh dhe eksperiencë për të bërë ndryshime e për t'i dhënë më shumë vlerë kadastrit dhe gjeodezisë në Kosovë. Aty ku mungon modernja, ambicja, resurset dhe gatishmëria për të krijuar - aty pozicionohemi ne. Dhe kur flasim për resurse, GEOCAD posedon dy shtyllat kryesore të suksesit, profesionistët edhe teknologjinë e besueshme.

Pse GEOCAD?

Rreth nesh
  • Shërbime të shpejta

  • Çmime të arsyeshme

  • Teknologji të avancuar

Na Kontakto

Nëse dëshironi të konsultoheni për idetë tuaja dhe të shihni çfarë mund të bëjmë për ju apo pronën tuaj, atëherë plotëso formularin dhe kontaktoni me njërin nga ekspertët tonë.

Prioritet i GEOCAD është respektimi dhe mbrojtja e privatësisë tuaj. Të dhënat tuaja do të përdoren vetëm për administrimin e kërkesës suaj. Përgjigjen do ta merrni përmes email apo përmes telefonit.