Storja jonë
GEOCAD është kompani e licensuar për të gjitha shërbimet gjeodezike. Fidan Hasaj themeloi kompaninë në vitin 2007, mirëpo tradita e punës së kadastrit dhe gjeodezisë është 100 vjeçare, e mbajtur në tri gjenerata. Pa marrë parasysh a jeni arkitekt, ndërtimtar, përson tjetër juridik, bujk apo pronar i një toke, ne ju ofrojmë shërbime për të cilat jemi të sigurtë që do t’i promovosh tek të tjerët.
40+Projekte të dorëzuara nga fusha të ndryshme
25+Biznese & institucione me të cilat po bashkëpunojmë
3500+Kërkesa të kryera për prona individuale
E kemi besimin e korporatave të mëdha, organizatave, & departamenteve të shtetit
Mënyrë e sofistikuar e mbledhjes së të dhënave
Teknologjia më e përsosur që na bën të pakrahasueshëm për matjet në terren.
Topcon GT 500
Me motorrin më të shpejtë ultrasonik në botë dhe sistem drejtues autonom.
Intel Falcon 8 - Topcon Edition
Inçizime me rezolucion të lartë për relievime të detajshme të hapësirave të ngushta dhe terreneve të hapura sfiduese.
Topcon Hiper VR GPS
Teknologji me mbulueshmëri të përgjithshme - i përshtatshëm për të gjithë satelitët aktual dhe nën secilin qiell.
Leica TPS TS02 R400
Teknologjia më e mirë për matjet klasike në gjeodezi. Paisje moderne me precizitet të lartë dhe efektivitet të jashtëzakonshëm.
Dji Phantom 4 Pro
Fleksibilitet më i madh për inçizimeve të detajshme të hapësirave më të vogla. Kamera e dronit dhe trupi i tij i vogël mundësojnë krijimin e modeleve 3D të çfarëdo hapësire.
Sokkia GRX2 GPS
E pajisur me çipin e teknologjisë së fundit GNSS dhe antenë superiore, ofron 226 kanale duke e bërë punën produktive si statike ashtu edhe në lëvizje.
Ne e kuptojmë sa i rëndësishëm është investimi në pronë apo ecuria e ndërtimit që ju planifikoni. Për këtë Geocad ofron...
- Traditë shumëvjeçare
- Cilësi në shërbime
- Mbështetje të vazhdueshme
Dita e ditës ne po zgjerohemi!
Misioni ynë është i thjeshtë - të ofrojmë shërbimet më kualitative, që të ngritet niveli gjeodezisë dhe inxhinierisë në vendin tonë.
Ne ofrojmë të gjitha shërbimet gjeodezike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Duke e ndjekur trendin e progresit dhe besimin e fituar nga klientët për një dekadë, GEOCAD në të ardhmen e afërt synon zgjerimin e rrjetit të shërbimeve edhe në ndërtimtari.
Si mund të ju ndihmojmë?
Ekipi ynë është gjithmonë i hapur të ju ndëgjojë dhe këshillojë.