Traseja e ecjes në Bjeshkët e Nemura
Promovimi i pasurive natyrore dhe turizmit në Kosovë ka marr një rëndësi të veçantë viteve të fundit. Me financim të Bashkimit Europian, ne arritëm të bëjmë matjen dhe markimin e Bjeshkëve të Nemura, përmes së cilës do të ndërtohet traseja e ecjes së vizitorëve atje.
- Periudha
- 2018 - 2019
- Klienti
- Bashkimi Europian
- Roli
- Lider i projektit
- Kategoria
- Ekologji dhe mjedis
Projekti i quajtur 'Përmirësimi i ofertës turistike në 'Bjeshkët e Shqipërisë dhe Kosovës', është projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që të rris kapacitetin dhe konkurrencën e sektorit të turizmit në rajonet ndërkufitare.
Detyra e kompanisë ishte identifikimi dhe shënimi i shtigjeve të ecjes në Malësitë e Shqipërisë dhe Kosovës, duke vizituar ato në terren, duke paraqitur harta orientuese për ecje dhe harta për shënim të trases dhe duke paraqitur edhe kostot e ndërtimit/markimit të shtigjeve.
Si mund të ju ndihmojmë?
Ekipi ynë është gjithmonë i hapur të ju ndëgjojë dhe këshillojë.