Inxhinieri
Shërbimet

Inxhinieri

Inxhinieria është shërbim shumë i rëndësishëm për kompaninë tonë. Nga shërbimet inxhinierike ne ofrojmë piketime në ndërtimtari për objekte të çfarëdo madhësie projekti, qoftë objekt banimi, magazina apo objekte komerciale. Shërbimi zakonisht ofrohet nga njëri gjeodet dhe menaxheri kryesor që të sigurohet ecuria e realizimit të matjeve. Ne jemi të specializuar edhe në piketimet e terrenve tokësore duke përfshirë, shpime dhe transformime të tjera nga njeriu apo nga natyra. Zakonisht në projektime të mëdha ku bëhet transformimi i një parcele për qëllime ndërtimore, piketimi mund të jetë vetëm njëri nga llojet e matjeve që duhen të realizohen.

Udhëheqja e shumë projekteve të rikonstruktimit të rrugëve na bën të përshtatshëm në matjen dhe projektimin e rrugëve. Teknologjia robotike dhe softuerët ingjinierik për dizajnim dhe projektim, na veçojnë në efikasitet dhe kualitet të shërbimit. Kombinimi i matjeve tokësore dhe ajërore e ka përparësinë strategjike të mbulimit të terreneve të mëdha në kohë të shkurtër dhe me rezultate të detajishme. Ne bëjmë relievim dhe matje DTM të terrenit, përcaktim të pikave kufizuese dhe nivelim të elementeve konstruktiv të rrugëve.

Secili ndërtim e ka koston e lartë. Andaj pronarët dhe ndërtimtarët duan që ndërtimi të jetë i sigurtë dhe shumë i qëndrueshëm. Monitorimi i ndërtimeve e redukton margjinën e gabimeve në ndërtim, i cili është parakusht i cilësisë së çdo ndërtimi. GEOCAD ju siguron përcjellje të vazhdueshëm, nga themeli deri në përfundim të ndërtimit.

Inxhinieri

Si mund të ju ndihmojmë?

Ekipi ynë është gjithmonë i hapur të ju ndëgjojë dhe këshillojë.

Na kontakto