Matja topografike për impiantin ujrave të zeza
Puna jonë

Matja topografike për impiantin ujrave të zeza

Përmes matjes topografike të lokacionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në regjionin e Pejës është bërë paraqitja e detajshme e relievit të parcelës. Ky projekt vlen të theksohet sepse ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndotjes së mëtutjeshme të Bistricës së Pejës.

Periudha
2018
Klienti
Komuna e Pejës
Roli
Bashkëpunim
Kategoria
Ekologji dhe mjedis

Projekti i dizajnimit/projektimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në qytetin e Pejës është një projekt i financuar nga KFW, Banka Zvicrrane, Komuna e Pejës dhe Hidrodrini. Ky projekt kishte të bënte me matjet gjeodezike preliminare dhe detale të trasesë kryesore dhe ndihmëse. Puna jonë ishte përcjellja e projektimit të detajizuar nga Kompania Gjermane DAHLEM, e cila ishte edhe kompani e kontraktuar për ndërtim. Ne si bashkëpunëtorë ishim kompania gjeodezike e përzgjedhur për matje dhe përpilim të hartave të ndryshme topografike për nevoja të projektimit dhe më pas të përcjelljes së projektit gjatë punimeve ndërtimore.

Matja topografike për impiantin ujrave të zeza

Si mund të ju ndihmojmë?

Ekipi ynë është gjithmonë i hapur të ju ndëgjojë dhe këshillojë.

Na kontakto