Ekspertiza
Shërbimet

Ekspertiza

Ndërrimi i sistemit qeverisës dhe konflikti i fundit në Kosovë, ndër të tjera ka lënë pasoja edhe në sistemin kadastral. Shumë të dhëna mungojnë, gjë që po lë hapësirë për interpretime të ndryshme nga palët e interesit. Çështjeve të pazgjidhura pronësore duhet të ju përcaktohet vendimi nga gjykata, në mënyrë që kufijtë pronësorë të vendosen. Roli ynë në ekspertiza pronësore është shumë i rëndësishëm, pasiqë ne duhet të prezantojmë para palëve dhe ligjit gjendjen pronësore në mënyrë të paanëshme dhe shumë objektive. Gjithmonë duke u bazuar në të dhënat e fundit kadastrale të përcaktuara si valide nga sistemi gjyqësor dhe ai kadastral në vendin tonë.

Paanshmëria dhe profesionalizmi i treguar për këto vite në punën që bëjmë, ka sjellur bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë dhe institucionet tjera në zgjidhjen e çështjeve pronësore. Kontributi ynë në ekspertiza pronësore i ka treguar rezultatet e veta. Për ne prona është e shenjtë.

Ekspertiza

Si mund të ju ndihmojmë?

Ekipi ynë është gjithmonë i hapur të ju ndëgjojë dhe këshillojë.

Na kontakto