Konvertim dhe migrim i të dhënave kadastrale
Ne kemi finalizuar jo një, por disa projekte të bartjes së të dhënave kadastrale në serverët e Agjencionit Kadastral të Kosovës. Projekte të ndryshme janë financuar nga institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare me qëllim të përshpejtimit të digjitalizimit të kadastrit shtetëror.
- Periudha
- 2016 - 2019
- Klienti
- Agjencia Kadastrale
- Roli
- Bashkëpunim
- Kategoria
- Digjitalizim
GEOCAD është kompania e vetme në Kosovë e cila është zhvilluese e disa projekteve të Konvertimit dhe Migrimit të të dhënave Kadastrale grafike dhe tekstuale, në sistemin KCLIS-CM dhe në gjendjen tekstuale – RDPP. Këto projekte janë zhvilluar në bashkëpunim me Kadastrin e Norvegjisë, duke u mbikqyrur nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Ne si kompani kemi përfunduar të paktën 5 projekte të tilla për të dhëna kadastrale të qyteteve, fshatrave dhe rajoneve të ndryshme në Kosovë. Qellimi i projekteve të tilla është përshpejtimi i procesit të digjitalizimit të kadastrit, i cili është parakusht i vendosur nga Bashkimi Europian.
Si mund të ju ndihmojmë?
Ekipi ynë është gjithmonë i hapur të ju ndëgjojë dhe këshillojë.