Hartimi i Kadastrit të Ujërave - SIU
Puna jonë

Hartimi i Kadastrit të Ujërave - SIU

Sistemi Informativ Ujor (SIU) është platformë me autentifikim administrativ, e cila ka për qëllim inventarizimin, përpunimin dhe shfaqjen gjeohapësinore të të dhënave kadastrale ujore për tërë Republikën e Kosovës. Kjo platformë është segment i rëndësishëm i Agjencionit Kadastral të Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit me departamentet e saj.

Periudha
2019 - 2020
Klienti
Ministria e Mjedisit
Roli
Lider i projektit
Kategoria
Digjitalizim

Sistemi Informativ Ujor (SIU) është platformë me autentifikim administrativ, e cila ka për qëllim ruajtjen, përpunimin dhe shfaqjen gjeohapësinore të të dhënave kadastrale ujore për tërë Republikën e Kosovës. Si çdo administratë tjetër e shtetit, edhe agjencia për mbrojtje të mjedisit, lumenjëve dhe liqeneve ka një platformë të veten digjitale për ruajtjen e dokumenteve dhe regjistrave ujor dhe faktorëve të tjerë ndotës.

Sistemi përbëhet nga 11 komponente të cilat mbajnë në vete regjistra të ndryshëm lidhur me ujërat, zhavorrin dhe ndotësit. Sistemi është krijuar që të sigurojë gjenerim, grumbullim, validim, përpunim dhe shfaqjen e të dhënave në forma të nevojshme elektronike (Word, Excel, Shapefile, etj...).

Kjo platformë është moderne dhe e thjeshtë për t'u përdorur nga administratat, e cila poashtu është e sigurtë për të dhënat që i ruan. Përdoruesit mund të kenë çasje në sistem nga të gjitha paisjet elektronike si, smartfonët, tabletët dhe kompjuterët. Për më shumë informata lidhur me platformën, vizitoni linkun më poshtë.

Hartimi i Kadastrit të Ujërave - SIU

Si mund të ju ndihmojmë?

Ekipi ynë është gjithmonë i hapur të ju ndëgjojë dhe këshillojë.

Na kontakto